Jacobson i përgjigjet LDK-së: Nuk jam garanci për politika të brendshme në Kosovë

Ambasadorja SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka thënë se nuk mund të jetë garantuese e asnjë marrëveshje në mes të partive politike në Kosovë. 

Lajme

21/11/2014 14:18

Jacobson me këtë demantuar deklarimet e zyrtarëve të LDK-së se diplomatja e SHBA-së është garantuese e marrëveshjes me PDK-në për koalicion qeverisës.

Në një përgjigje në Twitter, Ambasadorja Jacobson ka thënë se nuk është në pozicion për të qenë garantuese e politikave të brendshme të partive politike.

“E zhgënjyer. Zotëri Gecaj e di që unë nuk jam në pozicion që të ofrojë çfarëdo garancie në politikat e brendshme të Kosovës”, ka shkruar Jacobson në llogarinë e saj në Twitter.

Ndërkohë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë se Ambasadorja dhe Presidentja janë garantuese e marrëveshjes me PDK-në.