Jackson Martinez, vjen njoftimi nga Milan Channel

“Milan Channel” ka konfirmuar se sulmuesi i Portos, Jackson Martinez mund të transferohet në San Siro.

Sport

11/06/2015 12:08

Jackson Martinez mund të jetë përforcimi i parë i Milanit, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Televizioni i klubit, “Milan Channel” ka konfirmuar se sulmuesi kolumbian i Portos mund të nënshkruajë me Rossonerët, që janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblimin e tij me vlerë prej 35 milionë euro.

Mirëpo, aktualisht pengesa e vetme në transferimin e Martinezit në San Siro është oferta e një tjetër klubi të madh evropian, të cilit ende nuk i është zbuluar emri.

Brenda 24 orësh, pritet të vjen një përgjigje nga futbollisti.