Jackie Chan do të shpërblehet me ‘Oscar’
Aktori kinez do të shpërblehet me çmim nderi Oscar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
ShowBiz
Yllit të filmave aksion, Jackie Chanit do t’i jepet çmimi Oscar i nderit për ‘arritjet e tij të jashtëzakonshme’ në film.
Akademia amerikane e filmave ka votuar që me çmimin e nderit të shpërblehen edhe redaktorja Anne Coates, regjisori Lynn Stalmaster dhe krijuesi i filmave dokumentar Frederick Wiseman.
Presidenti i Akademisë, Cheryl Boone Isaacs i ka quajtur këto yje “pionierë të vërtetë dhe legjenda të artit të tyre”.
Çmimet atyre do t’iu ndahen gjatë ceremonisë së “Governors Awards”, e cila mbahet në muajin nëntor.