Jabllanoviq: Nuk është problem VV, por kërkesa e tyre

Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për rishikim të Marrëveshjes së Brukselit, paraqet problem të madh tek deputetët e Listës Serbe. 

Lajme

12/09/2014 16:10

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se pjesëmarrja e VV-së në qeveri nuk paraqet problem për subjektin e tij politik, por, sipas tij, është brengosëse kërkesa e tyre për rishikim të Marrëveshjes së Brukselit.

Jabllanoviq në një intervistë për B92 ka thënë se zbatimi i kësaj marrëveshje të arritur në prill të vitit 2013, është bërë si nga serbët e Kosovës ashtu edhe nga Qeveria e Serbisë, me gjithë vështirësitë me të cilat janë ballafaquar, raporton lajmi.net.

“Tani duhet të kërkojmë sqarime precize për politiken e ardhshme të qeverisë së Kosovës. Cili do të jetë roli i Vetëvendosjes si dhe nevojiten konsultime shtesë brenda listës, pas marrëveshjes së arritur në mes të LAN dhe VV”.

Sipas tij, Lista duhet të ketë hapësirë për bisedime edhe me akterët tjerë politik në Kosovë. Ai ka thënë se Beogradi është adresa e pashmangshme për konsultime lidhur me lëvizjet e mëtutjeshme të listës.