Jabllanoviq mbështetë themelimin e FAK-ut në këmbim të posteve qeveritare

Kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, i cili kohë më parë ishte larguar nga Qeveria e Kosovës për shkak të një deklarate kundër nënave gjakovare, është në kontakt të rregullt me përfaqësuesit e koalicionit qeveritar dhe ka biseduar gjatë për “çmimin” e mbështetjes për deputetët lojal serbë lidhur me ligjin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Lajme

10/09/2015 19:35

Jabllanoviq, sipas burimeve të Indeksonline, dëshiron që anëtarët e partisë së tij të kenë vende të sigurta në pushtetin ekzekutiv kosovar, dhe ta forcojë ndikimin e tij politik në Kosovë në mënyrë që sa më fuqishëm t’i mbroj interesat ekonomik të njerëzve të tij të afërt.

“Këtë manovër politike Jabllanoviq po e implementon edhe me grupin e bashkëmendimtarëve politik nga Partia Liberale e Pavarur, i cili është i lidhur me strukturat kriminale që punojnë në minimin e forcës politike dhe unitetin e serbëve të Kosovës”, kanë thënë burimi, duke shtuar se në koalicionin qeveritar në Prishtinë e ka mirëpritur dorën e shtrirë të pajtimit nga ana e Jabllanoviqit.

Me këtë, siç bëhet e ditur, serbët për ata bëhen të pranueshëm politik dhe faktor konstruktiv, shkëputën nga tutorizmi politik i Beogradit dhe e rrënojnë unitetin e Listës Serbe dhe e dobësojnë ndikimin e bashkësisë serbe, që për Thaçin dhe Mustafën është e favorshme para themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Burimet rikujtojnë se edhe SLS, në krye me Sllobodan Petroviqin dhe politikani serb i afërt me Lëvizjen Socialiste, udhëheqës i së cilës është Aleksandar Jabllanoviq, janë të pakënaqur me ndikimin e Partisë Përparimtare Serbe (të kryeministrit Aleksandar Vuçiq) në Kosovë, dhe se pakënaqësia e tyre ka eskaluar me emërimin e zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës nga bashkësia serbe.