Ja si të ruheni nga djersitja e tepërt

Në verë djersitja është shumë e shpeshtë, për disa persona kthehet në një problem të rëndë. Shumë njerëz djersiten edhe për shkak të stresit.

Lifestyle

29/08/2015 10:15

Secili prej nesh, eliminon nga 500 deri në 800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë, vetëm përmes gjëndrave të djersës. Kjo sasi dyfishohet me ardhjen e sezonit të verës. Për të shmangur këtë djersitje të tepruar, Civitas rekomandon disa mënyra të thjeshta dhe funksionale.

Veshja: Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në veshje. Ndaloni ato me natyrë sintetike dhe vishni më mirë ato prej pambuku dhe liri.

Deodoranti: Zgjidhni deodorantin e duhur. Më të mirë janë ata me më pak alkool, sepse ky i fundit mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Përdorimi i deodorantit, mund të bllokojë kanalet nëpër të cilat krijohet djersa.

Tharja: Nëse ju nuk mund të laheni çdo ditë, mjafton vetëm që ta thani mirë trupin tuaj me një leckë pambuku, për të parandaluar kështu përhapjen e baktereve fermentues, që mund të shkaktojnë erë të keqe dhe shtimin e djersitjes gjithashtu.

Ushqimet: Qëndroni larg kafes dhe alkoolit apo ushqimeve përgjithësisht djegëse dhe pijeve. Sepse ato përmbajnë substanca që rrisin prodhimin e acetilkolinës, neuro-transmetuesi përgjegjës për djersitjen. /mapo