Ja si të kuptojmë që na kanë skaduar produktet e grimit
Paskemi vuajtur kot.
Lifestyle
Pjesa më e madhe e produkteve të grimit nuk kanë një afat skadence, prandaj është e vështirë të kuptosh se kur ka ardhur momenti që t’i hedhësh në koshin e plehrave, transmeton lajmi.net.
Mënyra që përdoret zakonisht për të kuptuar nëse produkti kozmetik ka skaduar është me anë të të parit, ose të nuhatjes, megjithatë secili produkt grimi ka një afat të përcaktuar përdorimi përkatësisht:
Buzëkuqi- 1 vit
Fondatina- 1 vit
Rimeli dhe peneli- 3 muaj
Tonet për sytë- 2 vjet
Si të bëni që produktet tuaja të kozmetikës të mos prishen para afatit të skadëncës:
-Mbyllini mirë dhe mbajini larg diellit
-Ruajini nga temperaturat e ftohta
-Pastrojini rregullisht
-Përdorni produkte të mira për t’i pastruar /Lajmi.net/