Ja si ta bëni vetë kopje çfarëdo çelësi që dëshironi (Video)

Nëse jeni një prej atyre njerëzve që shumë shpesh i humbë çelësat, atëherë kjo zgjidhje është për ju.

Fun

14/11/2015 23:10

Çdo derë, dollap dhe mbyllje tjetër ka nevojë për çelës për t’u hapur. Dhe duke pasur parasysh se çelësat mund të humbin apo të thyhen, një metodë e shpejtë për kopjimin e çelësit sigurisht se ju kryen punë.

Kështu, një video në YouTube e tregon mjaft mirë procedurën se si ta kopjoni një çelës në mënyrë të thjeshtë, shkruan lajmi.net.

E tëra çfarë ju duhet është një shkrepëse, një ngjitës, gërshërë dhe një kanaçe alumini. Qoftë nëse është e dobishme për ju apo jo, ta shohësh se si kopjohet një çelës në këtë video është mjaft mbresëlënëse. (lajmi.net)

YouTube player