Ja si ndikon pozitivisht pirja e marihuanës para seksit

Me sa duket, konsumimi i marihuanës përpara aktit seksual mund t'ua shtojë intensitetin e orgazmave.

Lifestyle

02/06/2019 20:58

Gratë që konsumojnë kanabis para se të kryejnë marrëdhënie seksuale janë dy herë më të prira të përjetojnë orgazmë, sipas një hulumtime, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, marihuana ju ndihmon atyre të kenë kulmim seksual më të fortë dhe kënaqësi më të madhe.

Gjetjet janë botuar në revistën shkencore “Sexual Medicine”.

Hulumtuesit analizuan rezultatet nga 373 pjesëmarrës, 34% e të cilëve raportuan përdorimin e marihuanës para seksit.

“Gratë me përdorim të shpeshtë të marihuanës, pavarësisht përdorimit para seksit apo jo, kishin 2.10 herë më shumë shanse të përjetonin orgazma sesa ato që përdornin rrallëherë këtë substancë narkotike”, deklaronin rezultatet e studimit.

Raportet treguan gjithashtu se seksi ishte më i këndshëm dhe më pak i dhimbshëm.

Gjetjet u botuan në revistën shkencore “Sexual Medicine”. /Lajmi.net/