Ja si ndikon drita e celularit në trurin dhe trupin tuaj

Është e vështirë ta ndalosh, mirëpo shikimi i celularit gjatë natës është një ide e tmerrshme.

Lifestyle

28/12/2015 11:18

Sidoqoftë, gjëja interesante është se drita e celularit nuk ndikon tek truri dhe trupi i njeriut njëjtë sikur ditën sikur natën.

Prandaj, lajmi.net e sjellë më poshtë për ju listën e 6 efekteve që drita e celularit i ka në trupin tuaj

1) Drita e celularit ndikon që ju të mbeteni pa gjumë, dhe rrjedhimisht kjo mund të ndikojë në keqësimin e memories suaj.

2) Gjumi i keq i cili shkaktohet nga drita e celularit mund të ua vështirësojë që të mësoni.

3) Në një afat të gjatë kohor, nëse nuk keni fjetur mirë ju do të zhvilloni një neurotoksin e cila do ua bëjë edhe më të vështirë që të keni një gjumë të mirë

4) Njerëzit, niveli i melatoninit tek të cilët është i ‘shtypur’, kur ekspozohen ndaj dritës së telefonit janë më të prirë për depresion

5) Hulumtuesit thonë se drita e kaltër mund të shkaktojë kataraktin.

6) Disa studime thonë se drita e kaltër e dëmton të pamurit tonë duke e dëmtuar retinën.

/lajmi.net