Ja si i “kapi” institucionet Isa Mustafa sa ishte LDK-ja në qeveri (Dokument)
Përmes një postimi në Facebook, sot kryetar i LDK-së, Isa Mustafa e hapi fushatën zgjedhore me fjalinë “Së bashku do ta dënojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj. #LidhjaPoVjen”.
Lajme
Përderisa Mustafa flet për kapjen e shtetit, duket se kapja dhe tentim-kapja e institucioneve nga ana e LDK-së sa ishte në krye të qeverisë nuk i pengonte.
Në vazhdim paraqesim dy vendime te Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës që kishin anuluar përzgjedhjen e dy militantëve partiake të LDK-së në pozita të larta të Shërbimit Civil, raporton lajmi.net.
Në vendimin A02/446/2017, Këshilli kishte anuluar vendimin e qeverisë për emërimin e Drin Haraqisë në pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit, në kuadër të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale. Haraqia ishte këshilltar politik i ministrit te LDK-së, Arban Abrashi në mandatin e kaluar.
Në vendimin tjetër, Këshilli kishte anuluar vendimin e qeverisë për emërimin e Shpend Tërdevës në pozitën e Sekretarit të Këshillit te Sigurisë së Kosovës. Tërdeva ka shërbyer një kohë si zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të LDK-së. /Lajmi.net/