Ja si e uron Xhihani për martesë Dilarën (Video)

E njohur si Dilara, aktorja turke Ebru Ozkan, ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare me aktorin e njohur shqiptar Ertan Shabani.

ShowBiz

05/06/2016 23:46

Në një ceremoni të thjeshtë mes familjarëve dhe miqve më të afërt, çifti i thanë PO njëri tjetrit mbremjen e të premtës. I pranishëm në këtë ceremoni ka qënë edhe aktori Erkan Petkkaya, i njohur si ‘Xhihan’ në serialin ‘Fate të Kryqëzuara’, ku është edhe partneri i aktorës në këtë serial, shkruan Syri.net.

Në urimin e tij të cilin ai e ka ndarë në rrjetet sociale aktori 46 vjeçar shkruan: Urime martesa, motra ime e dashur, të uroj çdo ditë të lumtur përkrah njëriut tënd të zëmrës”, ishte urimi i tij në Instagram, ku ndau edhe në video të veçantë nga ceremonia e aktores 38 vjeçare.