Ja si duket sot Emine Toska (Foto+Video)

Këngëtarja dhe aktorja Emine Toska ka qenë shumë aktive në skenën tonë në vitet e 90-ta dhe në fillim të viteve 2000.

ShowBiz

24/01/2016 11:13

Ajo ka studiuar dhe diplomuar si aktore në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ndërsa momentalisht është në përfundim të Master në degën e Regjisë, shkruan lajmi.net.

Pasi u bë e njohur për publikun si aktore, ajo filloi të merrej edhe me muzikë.

Kohëve të fundit ajo nuk është parë aktive në aktrim, përderisa po punon për të sjellur këngë të reja me videoklipe.

Në një intervistë për emisionin Prive, ajo ka deklaruar se ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të saj, se si duket ajo sot./lajmi.net.

YouTube player