Ja se si stërvitjet së bashku me agjërimin ju bëjnë më inteligjent

Stërvitjet dhe agjërimi i kohëpaskohshëm janë shumë të mirë për rritjen e neuroneve të trurit, tregon një hulumtim i ri.

Lifestyle

02/12/2014 18:23

Hulumtimi i bërë në kafshë tregoi se si agjërimi në minj kishte rritur aftësinë e tyre të të mësuarit dhe kujtesën, dhe kishte ulur gjithashtu edhe rrezikun nga degjenerimi i funksioneve të trurit.

“Ne kemi dëshmi se stërvitjet dhe agjërimi rritë numrin e mitokondrive në neurone”, tha Mark Mattson, një neurolog në Institutin Kombëtar në SHBA, transmeton Lajmi.net.

Agjërimi i vazhdueshëm mund të përmirësojë punën në testet njohëse dhe të ndryshojë lidhjet e rrjetit nervor.

Stresi i agjërimit dhe i stërvitjeve ndihmon trurin të përshtatë dhe të përmirësojë rrjedhjen e energjisë së neuroneve.

Në të vërtetë, agjërimi dhe stërvitjet duket se e rrisin prodhimin e një proteine të quajtur “faktori rrjedhës neurotrofik në tru” (BDNF) që nxit rritjen e qelizave, transmeton Lajmi.net.

Studimi u prezantua kohët e fundit në takimin vjetor të Shoqërisë së Neuroshkencës.