Ja se si realizon skulptura të bukura nga enët e kuzhinës
Ish-punonjësja në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, Aysel Icli, në qytetin turk Kemer, në afërsi të Antalyas, bën skulptura nga enët e kuzhinës, duke përdorur pirunë, thikë, lugë, tenxheret, madje edhe tavët.

Fun
Ajo është diplomuar në Akademinë e Artit në Universitetin e Stambollit. Materialin e nevojshëm për skulpturat e gjen në tregjet dhe zonat industriale, shkruan Anadolu Agency.
Aysel Icli punimet e saj i ekspozon në oborrin e hotelit familjar. Ajo merret me art që nga fëmijëria, kjo gjithmonë ishte ëndrra e saj, por siç thotë, babai i saj dëshironte që të studiojë për Drejtësi.
Kjo artiste ka filluar me bërjen e skulpturave kryesisht nga monotonia, ndërsa pastaj edhe të argëtojë fëmijët.
“Kur u shpërngulëm këtu nuk kishte asgjë. Kështu njëherë vajta në zonën industriale dhe morra disa tela. U ula dhe u përpoqa të bëj diçka. Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar fillova të merresha me këtë për argëtim. Pasi që kemi hapur hotelin, këtu e vendosa edhe punëtorinë time. Aty kaloj shumicën e kohës”, shpjegon Icli.
Ajo vë në dukje se ka disa miq që i propozojnë të hapë një ekspozitë.
“U them se nuk më duhet ekspozitë më e mirë nga kjo që kam në hotel. Këtu për gjysmë vjet vijnë mbi dy mijë njerëz. Bëjnë fotografi dhe shkojnë. A do të vinin aq shumë njerëz në ekspozitë?”, pyet Icli.
Gjithashtu tregon se familja dhe miqtë vazhdimisht i sjellin material të ri për bërjen e skulpturave. Por ajo tregon se nuk e ka ndërmend të shesë skulpturat e saj.
“Skulpturat i bëj për veten time. Ka shumë prej tyre që do t’i blinin, por ato nuk janë në shitje”, theksoi Icli.