Ja se si do të duken makinat në një të ardhme të largët

Termi “veturë koncepte” është përdorur shumë në dekadat e fundit nga prodhues të ndryshëm të makinave të cilët mezi i kishin hequr disa makina nga prodhimi. Atëherë kur këto lloje makinash të quajtura koncept erdhën për herë të parë në treg, ishte një risi dhe diçka për të festuar, ndërsa sot është normale dhe vetëm…

Auto & Tek

01/03/2014 08:18

Termi “veturë koncepte” është përdorur shumë në dekadat e fundit nga prodhues të ndryshëm të makinave të cilët mezi i kishin hequr disa makina nga prodhimi.

Atëherë kur këto lloje makinash të quajtura koncept erdhën për herë të parë në treg, ishte një risi dhe diçka për të festuar, ndërsa sot është normale dhe vetëm disa detaje të vogla janë që ndryshojnë nga llojet e mëparshme të veturave koncept.

Dikush ende di se si të prodhojë vetura që do t’i tërhjekë njerëzit pastaj.

Një veturë kozmike është në plan nga kompania EDAG Genesis, që do të prodhohet në një të ardhme të largët.

Lloji i veturës është i atillë që ju keni pasur mundësi ta shihni vetëm në filma fanta-shkencë, dhe jo në tregjet e veturave.

Kjo veturë do të prezentohet në emisionin e ardhshëm të “Geneva Motor Show”, ku EDAG do të sjellë një strukturë të re të automjeteve.

Pjesë e qëllimit të EDAG, është që të prodhohen makina të reja duke përdorur procedura të teknologjisë së lartë me laser.

Ky model është me të vërtetë intrigues, sepse ai nuk i ka disa kufizime të zakonshme që përcaktojnë formën, madhësinë apo shpejtësinë.

Teknika e saj është e punuar në 3D, duke përdorur robotët për të aplikuar një shtresë të substancave termoplastike në një hapsirë të hapur. Fibrat e karbonit do t’i japin veturës një metarial forcues.

Teknika e tillë si kjo që ka dhënë Genesis është e pazakontë, me një kuadër skeletik të bazuar në formën e breshkës.

Pamja e jashtme është si e një breshke, ku kjo makinë siguron dhe mbron thelbësisht pjesët e brendshme të strukturës së saj.

Forma të tilla nuk do të mund të ndërtoheshin duke përdorur mjete konvencionale edhe pse shumica e prodhimeve vijnë nga këto mjete.

Me fjalë të tjera, EDAG ka ende një rrugë të madhe përpara vetes për t’i shikuar këto metoda dhe për t’i aplikuar në vetura, por tani për tani kjo është vetëm një ide e kompanisë deri në realizimin e saj.