Ja se çfarë i bënë njeriut droga Krokodil (Video)
Droga “Krokodil” është një nga më të rëndat e zbuluar vitet e fundit.

Bota
Kjo drogë është edhe më e rëndë se sa heroina. Një video e postuar në internet tregon se çfarë pëson një njeri pas konsumimit të kësaj droge.
Ky lloj i drogës u zbulua për herë të parë në Siberi në vitin 2002. Ajo pas përdorimit lë pasoja të tmerrshme fizike, dhe emrin e tillë e ka marrë pasi në vendin ku injektohet fillon të krijohet një plagë si lëkura e krokodilit, ku më pas mishi fillon të kalbet.
“Krokodil” viteve të fundit ka filluar të konsumohet edhe në vendet e Ballkanit.
Raste të trajtimit të pacientëve që kanë konsumuar drogë të tillë janë paraqitur në klinikat në Serbi. (lajmi.net)