Ja sa shpesh ushtron Lily Aldridge para shout të Victoria’s Secret (FOTO)
Modelja Lily Aldridge ka zbuluar se ajo shkon dy herë në ditë në fitnes për të ushtruar para shout të madh.
ShowBiz
Të jesh një engjëll në ‘parajsën’ me emrin Victoria’s Secret nuk është një punë e lehtë.
Kjo tregohet edhe nga dietat dhe puna e madhe që modelet bëjnë, sidomos para ndonjë shfaqjeje të madhe, transmeton lajmi.net.
Lily Aldridge është engjëlli që këtë vit do të veshë sutjentat ‘Fantasy Bra’ 2 milionë dollarëshe ndërsa ajo ka treguar se para shout të madh ajo kalon shumë kohë në fitnes, duke ushtruar 2 herë në ditë.
Lily gjithashtu ka treguar se han shumë shëndetshëm dhe ushqimin e përgatit vetë, kështu e din se çfarë po pranon në stomak./Lajmi.net