Ja sa do t’iu kushtojë Man Unitedit ardhja e Pochettinos në mesin e sezonit

Manchester United do duhet të paguajë te PSG një vlerë prej 10 milionë euro, ngase duan të punësojë Mauricio Pochettinon si trajner.

Sport

23/11/2021 10:00

Të dielën e kaluar, Man United njoftoi se kanë shkarkuar Ole Gunnar Solskjaer, derisa do marrin një trajner të përkohshëm deri në fundin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Por, pavarësisht njoftimit të klubit, Pochettino thuhet se është i hapur për kalimin në “Old Trafford”, në rast që dy klubet arrijnë marrëveshje.

Sipas The Mirror, Man United do duhet të paguajë 10 milionë euro nëse duan të sigurojnë shërbimet e teknikut argjentinas sa më shpejtë të jetë e mundur.

Siç qëndrojnë gjërat, më shumë gjasa është që Michael Carrick të vazhdojë në krye edhe për disa ndeshje, përpos Villarrealit.

Man United ndërkohë thuhet se është i përgatitur të paguajë këtë vlerë, ngase janë admirues të lartë të 49-vjeçarit./Lajmi.net/