Ja pse u ndërtua rrethrrotullimi më i çuditshëm në botë

Banorët e një lagjeje në Guangzhou të Kinës që kanë refuzuar tu rrënohen banesat nga ndërtuesit, kishin kërkuar nga autoritet lokale që tu gjendet një zgjidhje, dhe ajo çfarë kishte ndodhur pas disa ditëve ka habitur mbarë botën.

Fun

22/07/2015 10:59

Ndërtuesit kishin vendosur që në vend të rrënimit të ndërtesa të ndërtojnë një rrethrrotullim i cili kishte futur në unazë banorët. Tani banorët janë të kënaqur që autoritet lokale kanë kursyer banesat e tyre duke ndërtuar rrethrrotullimin, transmeton lajmi.net.

Qysh në janar të këtij viti, drejtoria e urbanizmit kishte marrë vendim që të rrënoi ndërtesat për ndërtimin e një rruge, por pasi që hasën në rezistencë të disa banorëve që nuk pajtoheshin me mënyrën e kompensimit, ata vendosën të ndërtojnë një rreth rrotullim, shkruan “TheMirror”. (lajmi.net)