Ja pse nuk duhet të pastroheni me sapun

Nëse mendonit se është zgjedhja e duhur na lejoni t’ju tregojmë se e keni gabim.

Lifestyle

15/10/2015 23:01

Shumica prej nesh mendojnë se mikrobet janë të “pista” dhe të rrezikshme. Por siç mund ta dini, ne jemi plot me këto mikrobe të cilat në fakt janë thelbësore për tretjen, shëndetin e lëkurës dhe imunitetin.

Njerëzit tani e dinë që duhet të bëjnë kujdes me antibiotikët dhe të hanë shumë ushqime të fermentuara por një stil jetese gati steril është një problem i madh dhe këtë e thotë Robynne Chutkan, autori i “Microbiome solution”.

E para, çfarë ndodh me sapunin që ne përdorim?
Si fillim, luan një rol të rëndësishëm sidomos kur ne ndihemi jo të pastër. Sapuni që ne duhet të përdorim dhe na bën mirë për lëkurën tonë është ai sapun që ka përbërës organik dhe jo ai anti-bakterial pasi është i përbërë nga kimikate shumë të forta dhe e dëmton shumë lëkurën tonë. Duke qenë kështu, ne bëjmë gabim që e përdorim çdo ditë sapunin kur bëjmë dush,përveç rasteve kur e përdorim për sqetullat dhe ijet. Duke tentuar që t’i zhdukim bakteret nga lëkura jonë, ne në fakt e dëmtojmë atë duke përdorur këtë produkt. Ja një gjë që ju e bëni në emër të pastërtisë por nuk është e nevojshme.

Nuk është e nevojshme të përdorni dezinfektues për duart
Vetëm në rast se gjendeni në një pavion infeksionesh dhe rrezikohet shëndeti juaj, në të kundërt nuk keni pse ta përdorni pasi janë mikrobe që nuk janë të dëmshme dhe nuk ju ekspozojnë ndaj ndonjë sëmundje.

Lind pyetja, edhe gjatë sezonit të gripit?
Po ju duhet të merrni masa paraprake nëse një kolegu juaj teshtin apo kollitet shpesh. Por përsëri nuk është e nevojshme të përdorni sapunë anti-bakterial pasi këto vijnë nga viruset e stinës., shkruan Anabel. Ajo çfarë duhet të bëni gjatë kësaj periudhë është t’i lani shpesh duart me sapunë natyralë dhe më ujë të vakët për rreth 20 sekonda.

Si mund të jetojmë “të pisët” në përditshmërinë tonë?
Bëni dush çdo ditë por mos përdorni sapunë dhe shampon që janë bërë me kimikate të dëmshme për lëkurën tuaj. Mikrobet nga të cilat nuk duhet të keni frikë janë ato të cilat ju i hasni në jetën e përditshme kur jeni në një vend të gjelbër. Kështu që dilni vullnetar qoftë edhe njëherë në javë për të kaluar një ditë në natyrë, më besoni do ndiheni shumë mirë. /Telegrafi