Ja pse konsumi i misrave është i dobishëm

Jo vetëm që janë të shijshëm, por janë edhe të shëndetshëm.

Lifestyle

20/03/2017 01:49

Konsumi i misrave është i dobishëm për një sërë aspektesh shëndetësore.

Misrat ndihmojnë:
zemrën, pasi ulin nivelet e homokisteinës;
diabetin, pasi përmban karbohidrate rezistente të cilët ndihmojnë funksionin e insulinës

trurin, në sajë të vitaminave B që përmban me shumicë aparatin tretës, ku shërben si një prebiotik i shkëlqyer duke e mbrojtur zorrën e trashë nga kanceri

shikimin, pasi është i pasur në luteinë dhe beta-karroten

Kujdes: misrat e pjekur në rrugë nuk janë alternativa më e mirë e këtij ushqimi pasi shpesh ata janë të djegur dhe përmbajnë substanca të transformuara në të dëmshme, kryesisht për stomakun.

Dietologët dhe mjekët sugjerojnë që misrin ta konsumoni sa më shpesh të zier, në sallata dhe supa. Nëse e preferoni të pjekur, përpiquni ta realizoni vetë duke e spërkatur më parë me pak vaj ulliri dhe duke e pjekur ngadalë, larg flakëve.

Në fund mund ta shërbeni me pak piper djegës dhe limon jeshil.