Ja pse duhet të hani kërpudha

Përveç që përmbajnë aminoacide esenciale, proteina, enzima, polisaharide, provitaminë A, vitamina B, D2 dhe C, kërpudhat lafshagjele kanë gjithashtu shumë pak kalori dhe përbëhet për 90 për qind nga uji.

Lifestyle

28/12/2015 22:08

Për këtë arsye janë të preferuara nga njerëzit që kujdesen për linjën e trupit. Në 100 gramë këto kërpudha kanë vetëm 12 kilokalori. Nuk këshillohen më shumë se dy gjella me lafshagjele në javë, sepse mund të jenë të rënda për lukthin. Assesi mos i blini nëse kanë njolla të kafenjta.

Kafjalli

Kërpudhat lafshagjele të pastruara dhe të prera (mos i lani, vetëm i pastroni) i shtoni në vezë të tundura dhe i fërgoni si zakonisht.

Dreka

Kërpudhat i pastroni (me një brushë, pa larje) dhe i preni. Një kungulleshë të vogël e qëroni dhe e preni në forma të kubeve. Në temperaturë të mesme me pak gjalpë ose vaj i fërgoni e më pas ua shtoni kungulleshën. U qitni kripë dhe biber. I fërgoni për edhe 5-10 minuta. Në fund ua shtoni pak hudhër të grirë. Mund t’i shërbeni me bukë të thekur.

Darka

300 gramë kërpudha lafshagjele i fërgoni në vaj së bashku me një karotë të prerë dhe me një qepë të vogël. U qitni kripë sipas dëshirës. Gjatë asaj kohe e zieni orizin, e filtroni dhe e qitni në kërpudhat e fërguara. Mund ta shërbeni me djathë të llojit parmezan.