Ja pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat se disa të tjerë

Gjenet në trupin e një njeriu përcaktojnë mundësinë tuaj për tu pickuar nga mushkonjat, thotë një studim.

Lifestyle

27/04/2015 17:05

Nëse jeni një magnet për mushkonja, fajin mund t’ua lëni gjeneve tuaja.

Shkencëtarët kanë gjetur prova të qarta se gjenet e njerëzve përcaktojnë sa tërheqëse është era e trupit të tyre për insektet thumbues, transmeton Lajmi.net.

Gjetjet sugjerojnë se era e trupit tonë ndikon në shanset për t’u sulmuar nga mushkonjat.

Njerëzit të cilët nuk pickohen nga mushkonjat u bë e ditur se prodhojnë një ilaç natyral kundër insekteve, në mënyrë që të jenë të sigurt ndaj tyre.

Studimi i ri gjeti se binjakët identik ishin më të ngjashëm në aktivitetin e tyre me mushkonjat, se sa të tjerët, transmeton Lajmi.net.

Përderisa binjakët identik ndajnë gjenet e njëjta dhe binjakët jo-identik jo, shkencëtarët ishin në gjendje të zbulojnë se mushkonjat dëbohen gjenetikisht.

Mushkonjat femra janë më të njohura për të shfaqur një preferencë të çuditshme për njerëzit e caktuar kur kërkojnë gjak.

Gratë shtatzëna janë më tërheqëse ndaj mushkonjave se sa ato të cilat nuk janë shtatzënë. Dhe njerëzit më të trashë janë gjithashtu më tërheqës për mushkonjat se ata më të dobët.

Studimet gjithashtu tregojnë se ngrënia e hudhrës dhe pirja e birrës i mbanë mushkonjat larg.