Ja përse shkenca rekomandon të masturboni më shpesh

Kënaqësia ndaj vetës nuk nënkupton medoemos verbërim. Madje, shkenca po thotë se nga ky veprim ka shumë përfitime.

Lifestyle

19/05/2019 21:19

Masturbimi në fakt është pozitiv për shëndetin tuaj dhe mirëqenien e përgjithshme, zbulon një studim, transmeton lajmi.net.

Jo vetëm që vetëkënaqësia rrit oksitocinës, i cili njihet si hormon i lumturisë, por gjithashtu mund të ju ndihmojë që të arrini ëndrrat tuaja.

Një studim nga prodhuesi i lodrave të seksit japonez, Tenga, ka gjetur se burrat dhe gra që masturbojnë të paktën katër herë në javë, kanë besim më të lartë dhe kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar.

Sipas të dhënave në studim, 42% e njerëzve masturbojnë së paku një herë në javë, ndërsa 20% të paktën katër herë në javë.

Sidoqoftë, ata që masturbuan më shpesh kishin 8% më shumë gjasa të kenë një punë sesa ata që e kryen këtë veprim më pak. /Lajmi.net/