Ja përse është e rrezikshme t’i kombinoni produktet e pastrimit të shtëpisë

Nëse dëshironi të mbani një shtëpi të pastër, si rezultat iu nevojiten një numër i madh i produkteve higjienike.

Lifestyle

01/01/2019 21:21

Dhe, ndërsa të gjitha ato produkte i kanë efektet e tyre në mënyrë individuale, del se kombinimi i tyre mund të jetë një lëvizje shumë e rrezikshme, transmeton lajmi.net.

Ky është mësimi numër një që iu ofron një nënë këtë javë, ndërsa përziu zhbllokuesin e tualetit dhe detergjentin e banjos në përpjekje të pastrimit të guacës së bllokuar.

Përzierja i krijoi një helm të ri të gazit të klorit, e ngjashme me atë që përdoret në armët kimike në luftë.

Kur sytë dhe fyti i saj filloi të pësonte ndjesinë e djegies, ajo evakuoi shpejtë shtëpinë e saj.

Gjithashtu, shtimi i “bleach” në ndonjë produkt tjetër përveçse ujit është mjaft e rrezikshme. Madje, në ambalazhin e produktit mund të gjeni mbishkrimin që “nuk duhet të përzihet me produkte të tjera”. /Lajmi.net/