Ja përse është e rrezikshme të shikoni pornografi në telefon

Mund të mos e keni ditur, por shikimi i filmave pornografikë nga telefoni juaj mund të jetë shumë e rrezikshme.

Lifestyle

22/09/2019 21:09

Smartfoni ose pajisja juaj mund të infektohet me disa aplikacione të cilat përdoren nga hakerët për të vjedhur të dhëna, të holl.a dhe detaje tjera personale, transmeton lajmi.net

Sipas hulumtuesve, të rrezikuar më shumë janë smartfonët me sistem operativ Android të cilët mbesin të mbyllur dhe nuk mund të hapen më në asnjë mënyrë përveç hakerëve të cilët kanë qasje në të.

Por, jo më pak të rrezikuar janë edhe përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ iOS.

Studiuesit kanë gjetur mbi 100 aplikacione në ueb-faqet e filmave pornografikë të cilat përmbajnë kode për vjedhjen e të dhënave dhe parave.

Megjithatë, kjo nuk do të fillojë menjëherë pasi është në fazat e para të përgatitjes së një sulmi të madh.

Ky sulm sipas komponentëve është në fazat e para dhe mund të ndalet, por nëse nuk punohet në këtë drejtim, sulmi mund të jetë me shumë pasoja.

Studiuesit këshillojnë që të mos shikoni pornografi nga smartfonët për shkak të rrezikut të madh. /Lajmi.net/