Ja numri i lindjeve dhe vdekjeve në Kosovë gjatë muajit maj

Në muajin maj të këtij viti janë regjistruar dymijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër (2 mijë e 364) lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre lindjeve të regjistruara janë njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një (1 mijë e 261) lindje janë meshkuj dhe njëmijë e njëqind e tre (1 mijë e 103) lindje…

Lajme

15/07/2025 16:34

Në muajin maj të këtij viti janë regjistruar dymijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër (2 mijë e 364) lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre lindjeve të regjistruara janë njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një (1 mijë e 261) lindje janë meshkuj dhe njëmijë e njëqind e tre (1 mijë e 103) lindje janë femra. Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, sipas ASK-së janë regjistruar gjithsej 897 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 489 janë meshkuj dhe 408 janë femra.

Ndërkaq, në muajin maj 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë 174 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 113 raste.

ASK-ja thekson se do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani.

Sipas ASK-së grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

ASK thotë se këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative dhe burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).