Ja në sa ora duhet të fillojë mësimi sipas mjeksisë

Të rinjtë kanë nevojë për gjumë që të jenë më të fokusuar në obligimet e tyre ditore dhe fillimi i herët në mësim mund të jetë një problem për ta, pohojnë ekspertët.

Lifestyle

17/06/2016 00:12

Shoqata Mjekësore Amerikane ka rekomanduar që shtresat e mesme dhe të larta të shkollave nuk duhet të fillojnë msimin para orës 8 e 30, transmeton lajmi.net

“Pagjumësia tek të rinjë është qështje që paraqet rrezik për shëndetin publik në vendin tonë dhe po i dërgon ata në çrregullime mendore”, është shprehur anëtari i bordit Dr. William Koble.

“Provat shkencore tregojnë se duke lejuar adoleshentët të kenë më shumë kohë për gjumë sepse kjo ndikon në përmirësimin e shëndetit, performancës akademike, sjelljen dhe mirëqenien e përgjithshme”, ka vazhduar ai.

Aktualisht, rreth 10 për qind e shkollave në Amerikë fillojnë mësimin në ora 7 e 30 apo më herët.

Ky rekomandim i mjekësisë në Amerikë mund të jetë i drejtë edhe në vendin tonë duke e ditur se shkollat fillojnë mësimin shumë herët dhe pagjumësia është problem edhe tek të rinjtë tanë./lajmi.net