Ja kush u arrestua në Maqedoni për lidhje me ISIS-in
Gjatë një aksioni policorë në disa qytete në Maqedoni janë arrestuar nëntë persona si të dyshuar për lidhje me luftën në Irak dhe Siri.

Lajme
Jo-zyrtarisht janë përmendur emrat e personave të arrestuar nga policia gjatë aksionit të ndërmarrë sot në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Mësohet se në Shkup janë ndaluar personat me inicalet R. M., A. D., S. E., S. S., M. I., Z. A. Ndërsa, në Tetovë është arrestuar personi me inicialet A. A. dhe në Gostivar, personi me inicailet M. Sh., raporton shenja.mk
Ndërkohë, po ashtu jozyrtarisht dihet se i arrestuar është Rexhep Memishi, i cili llogaritet si udhëheqës shpirtëror i këtij grupi.
Ndërkohë, MPB-ja ka mbajtur sot konferencën e parë në lidhje me këtë aksion por aty nuk janë dhënë informata për identitetin e të arrestuarve.