Ja kush janë viktimat e vrasjes së 3-fishtë në Elbasan
Policia e shtetit po tregohet e rezervuar në konfirmimin e të dhënave për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Elbasan mbrëmjen e së mërkurës.

Lajme
Megjithatë nga burime në vendin e ngjarjes thuhet se viktimat i përkasin fisit Çapja. Të njëjtat burime thanë se kanë humbur jetën Arti dhe Agron Çapja.
Viktima e tretë është me mbiemër Eno Bedalli. Agron Çapja është pronar i kompleksit “Univers” ku edhe ka ndodhur krimi (në foto në fund të tekstit).
Përveç 3 viktimave janë edhe 6 të plagosur nga të cilët 2 në gjendje të rëndë. /lapsi.al