Ja kush janë dhe çfarë thonë ata që s’mbollën hashash në Lazarat (Video)

Lazarati ishte ndoshta fshati më i njohur në Europë, për faktin se aty kultivohej bima e kundërligjshme, dhe shteti nuk mund ta ndalonte. Por e veçanta e kësaj zone është se aty ku të gjithë banorët merreshin biznesin fitimprurës të drogës, ishin disa familje myslimane që refuzonin ta bënin këtë punë. 

Lajme

29/06/2014 00:40

Lazarati që numëron rreth 5,000 banorë, kishte arritur numrin prej mbi 6,000, pasi aty punon njerëz nga jashtë fshatit për mbjellje të hashashit. 
 
Portali nga Almakos, ka vizituar Lazaratin dhe ka biseduar me imamin e fshatit, i cili tregoi shumëçka që kishte të bënte me familjet që nuk kishin kultivuar kanabis, duke thënë se këtë nuk ua kishte lejuar edhe feja Islame. 
 
Hoxha i Lazaratiti tregon se si u ka përgjigjur bashkëfshatarëve të tij, kur ata i kanë pyetur pse nuk mbjellin hashash. Fshatarët u ofruan atyre 100 mijë euro që t’u lëshonin arën për mbjellje të kanabisit, por kishin refuzuar.