Ja kush do të merret me integrimin e serbëve në prokurori

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka aprovuar dorëheqjen e Ehat Miftaraj nga pozita e drejtorit të Njësitit për vlerësim të performancës së prokurorëve. Ndërkohë, kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka caktuar për ushtrues të detyrës në këtë pozitë, Naser Hasanin.

Lajme

27/06/2015 08:06

Anëtarët e KPK-së, themeluan po ashtu komisionin për rikonsiderim për prokurorë për integrimin e komunitetit jo shumicë-serb, në përbërje nga Teki Bokshi, Radica Milic dhe Claudio Pola.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial pas diskutimeve themeluan komisionin për rikonsiderim për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe komisionin për rikonsiderim për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Anëtarë të komisionit për ZKPSH u caktuan: Idain Ismailji, Jusuf Mejzini dhe Bedrije Alshiqi. Ndërkaq, në komisionin për PSRK-në anëtarë u caktuan Idain Ismailji, Laura Pula dhe Xhevdet Bislimi.

Këshilli Prokurorial i Kosovës pas diskutimeve të shumta ka aprovuar edhe raportin vjetor të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2014.

Në fund të këtij takimi u diskutua edhe për përbërjen e re të KPK-së, në bazë të ndryshimeve të ligjit për KPK-në që hyn në fuqi më 1 janar 2016. Lidhur me këtë çështje u vendos që të mbahet takim i veçantë ku anëtarët e Këshillit Prokurorial do të diskutojnë dhe analizojnë ndryshimet e parapara me këtë ligj.