Ja kush do të largohet javën e ardhshme nga Big Brother Vip sipas Valon Shehut

Valon Shehut nuk i zgjati shumë eksperienca në Big Brother Vip.

ShowBiz

05/12/2021 17:52

Pas qëndrimit një javor kitaristi dhe këngëtari gjakovar u eliminua me votat e publikut nga shtëpia e famshme në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Me disa nga banorët pati raporte shumë të mira, përveç me Antonelën të cilën pas një mosmarrëveshje e ofendoi me rob.

Mbase ishte kjo sjellja e tij që ndikoi në eliminimin e tij nga Big Brother Vip.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në programe ku ka dhënë intervista të shumta.

Sa i përket fitores, Valoni nuk hezitoi të përmendte emrin e Ilirit, i cili është zgjedhur disa herë edhe si i preferuari i banorëve dhe i publikut.

Nga ana tjetër, Valoni tha se personi që mund të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë kësaj jave është Monika Lubonja./Lajmi.net/