Ja kur pritet të debutojë Balotelli me Brescian

Mario Balotelli do të bëjë debutimin e tij me Brescian të martën kur ata takohen me Juventusin në 'Mario Rigamonti'.

Sport

22/09/2019 18:57

Futbollisti nënshkroi për klubin e tij të lindjes muajin e kaluar, por ka qenë duke vuajtur një pezullim me katër ndeshje pasi u ndëshkua me të kuq si lojtar në Marseille në ditën e fundit të sezonit të kaluar.

29-vjeçari tani është në dispozicion të trajnerit të Brescia Euginio Corini përpara xhiros së pestë të ndeshjeve të Serie A, dhe Balotelli beson se ai është mëse i gatshëm sa ai që ka qenë ndonjëherë, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se kam punuar më shumë gjatë këtij muaji e gjysmë sesa gjatë dhjetë viteve të fundit të karrierës time”, tha italiani për DAZN.

”Po i afrohem një fiziku që e kisha rrallë. Hera e fundit ishte në Manchester City kur isha 20 vjeç”, potencoi ai. /Lajmi.net/