Ja kur do të publikohet emri i lojtarit më të mirë në Europë

UEFA ka konfirmuar se emri i lojtarit më të mirë në Europë do të publikohet gjatë ditës së enjte.

Sport

24/08/2015 12:51

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez janë në finale për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Europë nga UEFA.

Dhe, është pikërisht UEFA e cila ka konfirmuar se ky çmim do të ndahet gjatë ditës së enjte.

Messi dhe Suarez e fituan tripletën sezonin e fundit me Barcelonën, teksa Ronaldo nuk arriti të fitojë asnjë trofe me Realin, por ai kishte një sezon fantastik personal duke shënuar shumë gola dhe duke bërë shumë asistime.