Ja çka u nënshkrua sot në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut në një ceremoni kanë nënshkruar një protokoll për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve në dy pika kufitare, por edhe memorandumin e mirëkuptimit për energjinë dhe memorandumin për arsim. Fillimisht ministri i Punëve të brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë…
Lajme
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut në një ceremoni kanë nënshkruar një protokoll për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve në dy pika kufitare, por edhe memorandumin e mirëkuptimit për energjinë dhe memorandumin për arsim.
Fillimisht ministri i Punëve të brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan protokollin për zbatimin e marrëveshjes për kalimin e pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë.
Më pas është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe burimeve minerale të Maqedonisë së Veriut në sektorin e energjisë.
Po ashtu, është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, që është i fokusuar në aftësimin profesional.