Ja cili është rekordi i ri në rregullimin e kubit të Rubikut (Video)

Adoleshenti Felix Zemdegs nga Australia, është bërë kampioni i ri botëror në rregullimin e kubit të Rubikut në një garë të mbajtur në Sao Paulo. Zemdegs ka arritur ta rregullojë kubin për vetëm 5,69 sekonda, që është rezultat i afërt me atë të amerikanit Colin Burns i cili e rregulloi për 5,25 sekonda.

Fun

20/07/2015 21:57

Australiani 19-vjeç, qysh në vitin 2011 është shpallur kampion bote kur arriti të rregullojë kubin për 5,66 sekonda, transmeton lajmi.net.

kubiGaruesit kanë pasur 17 detyra të kryejnë, në mesin e të cilave ka qenë rregullimi i kubit me njërën dorë, me këmbë dhe me symbyllur.

Kubi i Rubikut është një lodër mekanike, të cilën në vitin 1974 e ka shpikur profesori hungarez Erno Rubik, dhe përbëhet nga 26 kube të vogla të plastikës që rrotullohen rreth një bërthame qendrore. (lajmi.net)

YouTube player