Ja cilën sëmundje e shkaktojnë ushqimet e pjekura shumë

Sipas studimit më të fundit nga “Food Standards Agency” në Britani të Madhe, ushqimet e pjekura shumë ju shkaktojnë kancer.

Lifestyle

16/11/2015 23:49

Prof. Guy Poppy është shprehur se ushqimet të cilat piqen më shumë se që duhet përmbajnë nivele të larta të një lënde kimike kanceroze që quhet ‘akrilamida’.
Ajo formohet në pjesën e fortë të bukës apo ushqimeve të tjera kur ato piqen shumë, zakonisht pjesa e zezë e pjekjes së tepërt.

Akrilamida krijohet nga reaksioni midis aminoacideve, sheqerit dhe ujit kur ushqimet gatuhen në 120 gradë. Ekspertët sugjerojnë që patatet dhe buka duhet të piqen deri sa marrin një ngjyrë të lehtë.