Ja çfarë thotë trajneri i Prishtinës për eliminimin nga Europa League

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi deklaroi se sot bënë angazhim maksimal, pavarësisht humbjes 1:0 nga Norrkopingu.

Sport

06/07/2017 22:34

Sipas tij, dallimin e bëri përvoja dhe përgatitja.

“Përveç eksperiencës kanë edhe përgatitjen. Me u përballë me këto nivele na duhen edhe shumë kohë, organizim, infrastruktë etj”, tha ai për SuperSport Kosova, raporton Gazeta Olle.

“Sot jam jashtëzakonisht i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Po të luanim në ndeshjen e parë kështu do ta futnim në presion kundërshtarin. Patëm disa raste nuk i konkretizuam, ata shënuan nga një rast i vetëm. Sot ia dhamë rastin edhe 16-vjeçarit Bleon Sekiraqës, që është kënaqësi”,  shtoi Thaqi.

I pyetur se a do të vazhdojë ta drejtojë Prishtinën ai tha se ka kontratë edhe një vit.