Ja çfarë thotë policia për vrasjen e dyfishtë në Klinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në Klinë, ku pas të shtënave me armë nga një i dyshuar kanë vdekur dy persona. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin…
Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në Klinë, ku pas të shtënave me armë nga një i dyshuar kanë vdekur dy persona.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstaton ekipi mjekësor, ndërsa tjetri dërgohen në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ndërron jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, derisa arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja janë konfiskuar.
“Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.