Ja çfarë thotë Dardan Molliqaj për Shpendin dhe Devollët
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka folur në një paraqitje televizive në mbrëmjen e së enjtes për aferën e jahtit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme
Molliqaj ka folur në RTV 21, pasi Ahmeti disa orë para tij në RTK ka pranuar për herë të parë që ishte mysafir në një jaht në Budvë, Mal të Zi, me biznesmenin Blerim Devolli.
Sekretari i VV-së ka thënë se Ahmeti në Budvë ka takuar disa prej miqve të tij. “Është ftuar për një pije”, ka thënë ai.
“Sa i përket kompanisë Devolli… mendoj që e ka zhvatur shumë Kosovën. Por nuk do të mund ta zhvaste Devolli pa qenë PDK e LDK në pushtet. Këta ia kanë ndihmuar, janë argatët e saj…”, është shprehur Molliqaj.
“Ata nuk kanë shans ta kapin Vetëvendosjen, as ta korruptojnë Vetëvendosjen, e as kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti”, ka thënë Molliqaj.