Ja çfarë shkakton ajri i keq në palestra

Një studim i ri për kualitetin e ajrit në palestra ngre disa pyetje interesante rreth asaj nëse vendet në të cilat ushtrojmë janë të shëndetshme sa duhet të jenë.

Lifestyle

19/11/2014 17:05

Njerëzit të cilët i frekuentojnë shumë palestrat këto ditë, mund ta nuhasin erën e keqe në palestër posa të hyjnë brenda. Disa studime të reja i kanë ekzaminuar cilësinë e ajrit në palestra.

Kështu, për studimin e ri, u vendosën disa pajisje monitorimi të ajrit nëpër palestra të Lisbonës. Monitorimi i cilësisë së ajrit u vendos të matej në fund të pasdites apo gjatë mbrëmjes, kur ishte palestra e mbushur më së shumti me njerëz, transmeton Lajmi.net.

Për rreth dy orë në çdo palestër, vëzhguesit kishin matur nivelet ndotëse të ajrit. Këto nivele përfshinte monoksidin e karbonit, dioksidin e karbonit, ozonin, grimcat ajrore të tilla si pluhuri dhe kimikatet e tjera të lëshuara nga qilimat.

Pastaj, ata kontrolluan nivelet e ndotjes në të gjitha palestrat.

Gjetjet e tyre ishin shqetësuese. Në përgjithësi, palestrat treguan nivele të larta të pluhurit ajror, formaldehideve dhe dioksid karbonit. Përqendrimet e këtyre substancave në përgjithësi kishin tejkaluar standardet e pranuara për cilësinë e brendshme të ajrit, transmeton Lajmi.net.

Nivelet e ndotjes kanë qenë veçanërisht të larta gjatë ushtrimeve në mbrëmje në palestër, kur palestra ishte e mbushur me shumë njerëz, duke nxitur kështu pluhur më shumë dhe duke prodhuar dioksid karboni me çdo frymëmarrje.

Përqendrimet e larta të pluhurit dhe kimikitave si formaldehideve në ajër në palestra përfaqësonte shqetësimin më të madh të mundshëm. Në përqendrime të mjaftueshme, këto substanca mund të kontribuojnë në astmë dhe probleme të tjera të frymëmarrjes.

Kur këto shqetësime u ngritën nëpër palestrat e vendeve më të zhvilluara në botë, atëherë çfarë për ato në vendin tonë. Mundohuni që nëse shkoni në palestër, të shkoni në kohën kur ka më pak njerëz.