Ja çfarë raportuan mediat serbe për njohjen e Kosovës nga Madagaskari
Sot ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli njoftoj se zyrtarisht Madagaskari ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajme
Ndonëse homologu serb i Pacollit, Ivica Daçiq ka paralajmëruar se edhe disa shtete do ta ç’njohin shtetin e Kosovës, ndodhia e sotme me Madagaskarin me siguri e goditi rëndë, transmeton lajmi.net.
Ky lajm u bë lajmi i mbrëmjes në mediat e shtetit fqinj, të tilla si Tanjug, B92, blic, Telegraf, Novosti e të tjera.
Në të gjitha këto media raportohet paralajmërimi i Behgjet Pacollit se Madagaskari ka njohur Kosovës, dhe tashmë njohjet e Kosovës kanë arritur numrin 115. /Lajmi.net/