Ja çfarë po iu shkakton stresi flokëve tuaj

Një studim i fundit zbuloi se stresi është faktori kryesor i thinjave në flokë.

Lifestyle

26/01/2020 16:50

Hulumtues nga Universiteti i Harvardit, në një studim në minj, gjetën se norepinfrina, një hormon trupor, nën ndikimin e stresit të tepërt, lirohej në rrjedhën e gjakut, transmeton lajmi.net.

Si pasojë, ky hormon dëmton qelizat burimore të melanocitit, qeliza të lëkurës që prodhojnë pigment që i japin flokëve ngjyrën natyrale.

Njerëzit zakonisht janë më të prirë t’iu startojë thinja e flokëve në moshën 30-vjeçare.

Autori kryesor i studimit, të publikuar në revistën ‘Nature’, tha se shumica e njerëzve kanë narracionet e tyre në lidhje me atë se si stresi shkaktoi një reagim trupor.

“Veçanërisht në lëkurë dhe në flokë vërehet kjo”, tha Dr. Ya-Chieh Hsu, profesor i qelizave burimore dhe biologjisë rigjeneruese në Harvard. /Lajmi.net/