Ja çfarë përfitime keni nëse flini në një dhomë të ftohtë

Fjetja në një dhomë të ftohtë, mund të sjellë shumë të mira: një rrezik më të vogël diabeti, një aspekt më të ri dhe një gjumë më të qetë. Temperatura ideale është në mes 10 dhe 15 gradë.

Lifestyle

03/12/2014 19:06

Temperatura e dhomës së gjumit gjatë natës është më e rëndësishme nga se mendohet! Gjatë verës është mirë të tregohet kujdes ndaj erës dhe të flihet me dritare hapur, por edhe gjatë dimrit rregullimi i termostatit, mund të bëjë një diferencë të madhe për shëndetin tonë.

Përtej ndjenjës së kënaqësisë të një temperature më të madhe se një tjetër, në fakt, ky element gjithashtu ka një ndikim të madh në trupin tonë. Sipas ekspertëve, temperatura optimale gjatë natës duhet të jetë mes 10 dhe 15 gradëve, transmeton Lajmi.net.

Kjo nuk është një gjendje termike nga më të ftohtat, në të cilën mund të “vdesim” poshtë jorganit përpara se të marrim veten! Për më tepër, në këtë mënyrë, trupi ynë qëndron në formë të mirë. Para së gjithash, nëse do të flemë në një dhomë të “ftohtë”, do të ulim ndjeshëm rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes të cilëve edhe atë të diabetit. Në këtë rast ambienti më i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës kafe ose yndyrës së “mirë”, dyfish nga normalja.

Ndërkohë, fjetja në të ftohtë u lejon njerëzve që të djegin më shumë kalori sesa gjatë ditës. Këto dy elemente ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit dhe të shumë sëmundjeve të tjera metabolike.

Një avantazh tjetër i të ftohtit është se do të dukeni më të rinj. Mbajtja e dhomës në temperaturën mbi 15 gradë, në fakt, e detyron trupin që të qetësohet apo ngrohet natyralisht përmes gjumit dhe melatoninës.

Kjo e fundit paraqet hormonin më të rëndësishëm antiplakje dhe sapo ajo çlirohet, i lejon trupit që të qetësohet natyralisht. Si kundërpërgjigje ndaj të ftohtit, trupi ynë prodhon nivele të larta të hormoneve të rritjes, një substancë tjetër antiplakje që na bën të dukemi dhe të ndihemi më të rinj.

Avantazhi i fundit i fjetjes në një ambient të ftohtë është thjesht se do të lodhemi më pak për të na zënë gjumi. Kjo sepse, klima më e ftohtë e ndihmon trupin që të arrijë më shpejt temperaturën ideale të gjumit.