Ja çfarë ndodh me foshnjet të cilat lindin me vonesë
Një studim i fundit i bërë në fushën e pediatrisë ka treguar se foshnjet të cilat lindin me vonesë mund të kenë një nxitje në tru.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/06/pregnancyphoto.jpg)
Lifestyle
“Shpresa jonë është që ky hulumtim do të pasurohet edhe me bisedat mes mjekëve dhe prindërve për të gjetur se cila është koha ideale për të lindur”, tha autori i studimit David Filgio, transmeton lajmi.net
Për këtë studim, hulumtuesit analizuan të dhënat e lindjes dhe edukimit për 1.4 milion fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme në Florida.
Grupi i fëmijëve që kanë lindur me vonesë (41 javë), kishin rezultate më të larta në testet e bëra sesa fëmijët që kishin lindur në kohë normale (39-40 javë).
Fëmijët të cilët kishin lindur me vonesë kishin 2.8 për qind më shumë gjasa për të qenë më të talentuar dhe 3 për qind më pak gjasa për të pasur aftësi të kufizuara mendore.
Megjithatë rezultatet janë vetëm sa i përket të dhënave të lindjes dhe edukimit dhe kjo të raportit shkak-efekt, për këtë arsye duhen ende më shumë hulumtime deri tek një fund konkret./lajmi.net