Ja çfarë ndodh brenda kësaj xhamie kur rrezet e diellit e godasin atë (Foto)

21:19 | 25 Gusht 2015

Xhamia Nasir al-Mulk, Iran

Në mes të Shirazit në Iran, gjendet objekti më i bukur që do të mund ta shihni ndonjëherë.

Xhamia Nasir al-Mulk, e njohur gjithashtu edhe si ‘Xhamia Rozë’, është një nga mrekullitë arkitekturale që ndodhen në botë.

Çdo ditë, kur rrezet e diellit e godasin xhaminë, ndërtesa e tërë mbushet me një ylber ngjyrash. Pothuajse çdo ngjyrë e imagjinueshme shfaqet në dyshemetë e kësaj xhamie, duke krijuar një pamje madhështore, transmeton Lajmi.net.

Muret dhe dritaret, të ngjyrosura, shkëlqejnë kur rrezet e diellit i godasin ato. Brendësia e kësaj xhamie është e bukur gjithashtu edhe kur nuk ka rreze të diellit.

Por, nëse ndodheni brenda kur rrezet e diellit e godasin atë, është diçka magjike. (Lajmi.net)

Shikojeni se si duket ajo:

8a4c22bd52a23be6dc65312ed486902e 13-nasir-al-mulk-interior1Group-0-DSC_0315_DSC_0387-25-images-farame2__880 Ilustrasi-Malam-Idul-Fitriir1Nasir-al-Mulk-Mosque-shiraz-1600x1067mosque-2mosque-3  nasir-al-mulk-mosque-shiraz-iran-7o-MOSQUE-facebookarticle-0-1FEE172D00000578-348_964x6565Shiraz_Nasir_Molk_Mosque_0