Ja çfarë mund të bëni në pauzën e drekës, duke mos u frikësuar se do të humbni vendin e punës

Gjykata italiane ka marrë vendim që lejon nëpunësit të shikojnë filma porno gjatë pauzës së drekës, duke mos u frikësuar se do të mund të humbin vendin e tyre të punës.

Fun

15/10/2015 15:08

Ky vendim ka ardhur pasi kompania Fiat ishte munduar të shkarkojë një punëtorë të fabrikës së saj në Palermo, pasi ishte zënë duke shikuar filma porno gjatë orarit të punës, transmeton lajmi.net.

Nëpunësi kishte deklaruar se e kishte shikuar filmin në kohën e pauzës, dhe se ai nuk ishte filmi i plotë por vetëm triler pasi filmin e plotë planifikonte ta shikonte në shtëpi, dhe se ky gjest nuk kishte ndikuar në performancën e tij në punë.

Kurse tani gjykata e lartë italiane ka marrë vendim, që të mos konsiderohet shkelje e ligjit të punës nëse ndonjë punëtor zihet duke shikuar filma për të rritur gjatë pauzës së drekës.

Megjithatë, ky vendim nuk vlen për çfarëdo lloj argëtimi gjatë pauzës. Pasi gjatë një rasti tjetër të lidhur sërish më kompaninë Fiat, gjykata kishte vendosur në favor të prodhuesit të veturave, pasi një punëtorë ishte zënë duke pirë marihuanë gjatë pauzës. (lajmi.net)