Ja çfarë moti do kemi në pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se mot i paqëndrueshëm do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë kësaj jave, ku në viset e ulëta do të kemi reshje të dobëta bore, ndërsa në viset e larta reshjet do të vazhdojnë më intensitetin e njejtë.
Lajme
Parashikohet që, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica të dobëta, dhe temperaturat minimale do të lëvizin mes -6 deri -1 gradë Celsius ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të jenë mes 1 dhe 4 gradë Celsius, raporton lajmi.net.
IHK i rekomandon pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, për shkak të ngricave.
Po ashtu IHK ka shtuar se këto kushte biometeorologjike janë shumë të favorshme, sepse këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e jetës, si në shëndet, mbushjen e liqeneve akumuluese, krijimin e rezervave të ujit për fushën e bujqësisë.
Lexoni raportin e plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (07 – 11 mars 2022)
Mot i paqëndrueshëm do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë kësaj jave të parafundit të stinës së dimrit, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit.
Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
Kushtet biometeorologjike janë shumë të favorshme, sepse këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e jetës, si në shëndet, mbushjen e liqeneve akumuluese, krijimin e rezervave të ujit për fushën e bujqësisë dhe gjithsesi ky mot ka ndikuar pozitivisht edhe në cilësinë e ajrit, pasi që parametri i presionit është nën vlerat e normales dhe prezenca e erës me intensitet të ndryshueshëm ishte kudo. /Lajmi.net/